Kjo ndërhyrje brutale në Kylian Mbappen nxiti përleshje të frikshme mes lojtarëve sonte

PSG sonte fitoi Kupën e Francës, pasi mposhti në finale St Etiennen me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Neymar në minutën e 14-të, pas një topi të kthyer nga transversalja.

Mirëpo, nga minuta e 31-të, St Etienne luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit direkt me të kuq të Perrin, i cili bëri një ndërhyrje brutale në Kylian Mbappen.

Pas kësaj, francezi nuk mundi të vazhdonte më, teksa incidenti nxiti përleshje të tensionuara mes dy taborreve të futbollistëve në fushë.