Kina urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdus

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdus, në një përshkallëzim të situatës mes dy vendeve.

Kina tha se masa ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane në Houston dhe akuzoi stafin në Chengdu, për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, raporton BBC.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se vendimi i SHBA-së u mor sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

Tensionet janë rritur midis SHBA.-së dhe Kinës për disa çështje kryesore. Administrata e presidentit amerikane, Donald Trump është konfrotuar në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë fajësuar Kinën për përhapjen globale të COVID-19. Më konkretisht, presidenti Trump ka pohuar, pa prova, se virusi ishte me origjinë nga një laborator kinez në Wuhan.

Pekini mohon akuzat dhe ka akuzuar SHBA për “ndërhyrje të rëndë” në punët e saj të brendshme.