Kina urdhëroi mbylljen e Konsullatës amerikane në Çengdu

Pekin, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Kina urdhëroi mbylljen e Konsullatës amerikane në qytetin jugperëndimor Çengdu.

Hapi i Kinës është kundërpërgjigje të vendimit të Uashingtonit që para tre ditëve ta mbyllë Konsullatën kineze në Hjuston. Gardian komenton se ky hap i përshkallëzon tensionet midis të dyja forcave botërore  në nivel të ri.

Vendimi i Pekinit është “përgjigje legjitime dhe e nevojshme për masat e paarsyeshme të SHBA-së, bëri të ditur Ministria kineze e Punëve të Jashtme. Nuk është saktësuar kur duhet të mbyllet misioni diplomatik në provincën Seçuan.

Krahas ambasadës në Pekin, SHBA-ja ka konsullata në Guangzhu, Shangai, Shenjang, Çengdu dhe Vuhan, si dhe në Hong-Kong dhe Makao. Misioni diplomatik në Çengdu është hapur në vitin 1985 për të gjithë rajonin e Kinës jugperëndimore, si dhe për Tibetin.  Në të punojnë 200 persona. ar/