Junajted e sjell talentin më të madh nga akademia e Sitit

Mançester, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Mançester Junajted do ta tërheq talentin më të madh nga akadeMEDIAL e Mançester Sitit, pohon “Dejli Majel”. Bëhet fjalë për një sulmues 16-të vjeçar Çarli Meknil, i cili deri tani ka arritur mbi 600 gola në karrierën e tij.

I riu international nga Anglia refuzoi të nënshkruajë marrëveshje profesionale me “qytetarët” dhe nga “Old Traford” tashmë bëjnë përpjekje ta detyrojnë ta vazhdojë karrierën në Junajted.

Të dy klubet tashmë negociojnë për kushtet e dëmshpërblimit. Nëse nuk arrijnë marrëveshje, rastrin do të arrijë deri në tribunal. “Etihad” po tenton të kyç klauzola lidhur me pjesëmarrjen e ardhshme të sulmuesit të talentuar.

Meknil është mbështetës i Junajtedit dhe fillimisht luajti për ekipin e “djajve të kuq” , por iu bashkangjit Sitit para gjashtë viteve. Muajin e kaluar, ai në mediat sociale publikoi se ka vendosur ta braktis klubin. sn/

Таг