Italia regjistron 5 viktima dhe 252 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, duke shënuar një total prej 35.097 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, sot u regjistruan edhe 252 raste të reja positive, duke e rritur në 245.590 numrin total të infeksioneve.

Në Rajonin e Lombardisë nuk u regjistru asnjë viktimë nga koronavirusi, por 53 raste të reja rezultuan pozitiv me Covid-19, shifër kjo që e rrit në 95 768 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.