Iran, 215 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

 Në Iran, 215 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.489 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 286.523, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 15.289.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 249.212 persona, ndërkohë që 3.653 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.278.384 teste të dyshuara për COVID-19.