I grabisin shtëpinë kur po festonte titullin kampion

Festa e titullit kampion ditën e mërkurë ka qenë një mbrëmje e mallkuar për futbollistin e Liverpulit Fabinjo.

Mediat angleze se shtëpia e lojtarit të kampionëve të rinj të Anglisë është grabitur mëngjesin e ditës së enjte kur mesfushori po festonte me skuadrën kurorëzimin si fituesit e Premier Ligës për sezonin 2019-2020.

Sipas informacioeve, një automjet është gjetur i braktisur në periferinë e qytetit të Liverpulit.

Por, ajo është për t’u çuditur është se shumë futbollistë të Liverpulit kanë rënë pre e grabitjeve. Roberto Firminjo, Sadio Mane, Dejan Lovren, Pepe Reina, Daniel Ager dhe Xherzi Dudek kanë qenë shënjestër e hajdutëve, pasi banesat e tyre janë plaçkitur.