Habit Sarri: Në këtë periudhë është e vështirë të bësh pikë

Juventusi nuk arriti të festojë që këtë mesjavë titullin kampion në Serinë A. Skuadra bardhezi u ndal një tjetër ekip bardhezi, Udinese, që fitoi 2-1. Edhe pse kampionët e Italisë kaluan në avantazh, nuk arritën të marrin pikë në Udine.

“Donim të fitonim me çdo kusht dhe nga nxitimi humbëm rregullsinë që kishim në fillimin e lojës. Të gjithë donim të fitonim dhe merrnim 3 pikët, por e çuan ndeshjen në një drejtim të gabuar e të rrezikshëm, duke u ndëshkuar në fund”, tha Sarri.

Trajneri i bardhezinjve kërkon nga skuadra përqendrim në ndeshjen e radhës në kampionat. “Nuk ishim agresivë dhe jemi të zhgënjyer që dalim kokëulur nga kjo sfidë. Në këtë periudhë, të bësh pikë është e vështirë, ndaj duhet të përqendrohemi që ta mbyllim këtë çështje. Më pas mund të mendojmë për Champions”, tha Sarri.