Guardiola jep shpresë rreth rikthimit të mundshëm të Aguero për ndeshjen ndaj Real Madrid

Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me Sergio Aguero dhe përgatitjen e tij fizike.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City, Aguero, ka pësuar një lëndim i cili ia rrezikon atij paraqitjet në Ligën e Kampionëve.

Përkundër lëndimit të rëndë, trajneri i City, Pep Guardiola, ka dhënë së fundmi disa shpresa se mund ta ketë në dispozicion argjentinasin edhe për ndeshjen ndaj Real Madrid.

“Mendoj se para ndeshjes kundër Madridit secili do të jetë i gatshëm”, ishin fjalët e katalanit.

“Mendy është i suspenduar, por të tjerët do të jenë gati dhe mendoj se në dy javë, përjashto ndonjë dëmtim të mundshëm në stërvitje, të gjithaë do të jenë gati dhe do të kalkulojmë në djemtë për këtë ndeshje”, ka thënë tutje Guardiola.

Guardiola dhe skuadra e tij gëzojnë epërsinë 1:2 nga ndeshja e luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, por këtë epërsi duhet ta ruajnë në ‘Etihad’ në ndeshjen e kthimit.