Fatos Beqiraj prezantohet te skuadra e re

Futbollisti shqiptar me pasaportë malazeze, Fatos Beqiraj nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës polake Wisla Krakow ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Lajmin e ka dhënë vetë Beçiraj përmes një postimi në “Facebook” ku ka njoftuar për aventurën e re.

“Zyrtare: Sot zyrtarisht pjesë e klubit Polak , Wisla Krakow”, ka shkruar Beqiraj.

Sulmuesi pejan së fundmi ishte te skuadra izraelite Maccabi Netanya, derisa më herët ka luajtur edhe në kampionatin e Kosovës, Malit të ZI, Kroacisë, Bjellorusië dhe Rusisë.

Image