Borusia është e gatshme të negociojë për transferimin e Sanços

Dortmund, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Shefat e Borusisë “Dortmund) japin indikacione se janë të gatshëm të negocionojnë për transferimin e sulmuesit Xhejden Sanço gjatë verës. Gjermanët janë të gatshëm të ndahen me yllin e tyre, derisa marrin ofertë të kënaqëshme, transmeton “Indipendent”.

Interes më serioz për Sançon ka nga Mançester Junajtdei. Edhe vetë futbollisti është i gatshëm të kalojë në “Old Traford”, por ka një kush. Ai dëshiron të shohë nëse “Djajtë e Kuq” mund të sigurojnë vend në LK në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Dortmundi tashmë po punon në gjetjen e zëvendësimit për Sançon dhe i ka filluar negociatat me Milot Rashicën të Verder Bremenit. Klubin e tërheq edhe i riu Xhad Belingeni, i cili gjithashtu do të imponohet në ekipin e parë

Junajtedi dhe Borusia do të duhet të arrijnë marrëveshje për çmimin e Sanços. Nga “Old Traford” shpresojnë se do ta marrin lojtarin për një vlerë prej rreth 55 milionë euro, dhe janë të gatshëm të shtojnë klauzola shtesë që të formojnë blerë të përgjithshme prej 80 milionë euro. ar/

Таг