Barcelona po përgatit kontratën e re për Ansu Fati

Ansu Fati është pjesë e planeve afatgjate të Barcelonës.

Skuadra e Barcelonës ka identifikuar së paku dy emra për të ardhmen gjatë këtij sezoni, me Ansu Fati e Riqui Puig që shkëlqyen në skuadrën e parë.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona tashmë po përgatit një ofertë atraktive për Ansu Fati, për rinovimin e kontratës.

I riu spanjoll ka rinovuar në dhjetor të vitit 2019, por interesimi nga skuadrat e mëdha ka frikësuar Barcën.

Emra si Manchester United janë vënë pas lojtarit të Barcelonës. Mbetet të shihet nëse katalanët do të mund ta blindojnë Ansu Fatin.