ASHMAA: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme

Shkup, 24  korrik 2020

kumtesë e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale:

– Në lidhje me kërcënimet  e dërguara përmes rrjetit social “Fejsbuk”, ndaj gazetares  së “Slloboden peçat”, Mirosllava Bërns, Agjencia i dënon dhe përkujton se dukuritë e tilla  jo vetëm që janë absolutisht të papranueshme, por paraqesin edhe rrezikim të lirisë së informimit.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke i përfshirë edhe ato dërguar  në rrjetet sociale, paraqesin sulm direkt mbi demokracinë dhe lirinë e shprehjes   në një shoqëri.

Gazetarët punojnë në interes të opinionit dhe janë  një nga korrigjuesit kryesor dhe promotorë të proceseve demokratike. Pikërisht për atë e domosdoshme është të krijohen  kushte gazetarët të liruar nga presionet, në  mënyrë profesionale ta kryejnë punën e tyre – informim të opinionit.

AGJENCIA PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE

____________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale