Arsenali dëshiron ta mbajë me çdo kusht

Arsenali është gati t’i ofrojë Pierr-Emerik Obamejangut një kontratë të re prej 250 mijë paundësh në javë për ta bindur kapitenin që të rinovojë në “Emirates”.

Sulmuesit i kanë mbetur edhe 12 muaj kontratë me “Topçinjtë” dhe klubi po lëviz të gjithë gurët për ta bindur atë të qëndrojë, pavarësisht se këtë sezon shanset e tyre janë vetëm për të luajtur në Ligën e Europës, nëse do të mundin Çelsin në finalen e Kupës FA më 1 gusht.

“The Telegraph” zbulon se Arsenali do t’i ofrojë në ditët e ardhshme një kontratë me shifra të përmirësuara, por duhet ta bindin lojtarin që do ta mbështesin trajnerin Mikel Arteta në merkato, për ta rikthyer klubin edhe një herë konkurrues.