21-vjeçarja vdiq nga koronavirusi, dalin përgjigjet për familjarët e saj

Familjarët e vajzës 21-vjeçare që ndërroi jetë nga Covid kanë rezultuar negativë pas kryerjes së tamponëve.

3 ditë pas bërjes së tamponëve, Top Channel ka mësuar se asnjë prej tyre nuk është i prekur nga Covid-19.

Motra e saj në 20 korrik në një intervistë për Top Channel tregoi gjithë ecurinë e ngjarjes se si e motra u shtrua në spital e deri në momentin kur u njoftuan për ndarjen e saj nga jeta. Mirëpo, mbi të gjitha kërkonte një përgjigje se pse asaj të ëmës, të atit dhe të fejuarit të së motrës iu bë tamponi 13 ditë më vonë.