Zjarri e la pa shtëpi/ Që nga muaji mars është i pastrehë, vëllai ka ardhur nga Greqia që ta ndihmojë

Ishte data 11 mars ora 7 e mëngjesit, ai do ndizte bombolën e gazit dhe në mënyrë absurde i shpërtheu.

Aleko Aleksiu ishte ne Greqi kur i vëllai Kristaq e njoftoi se shtëpia e tij në qendër të Tiranes ishte përfshirë nga flakët. Për shkak të pandemisë kufijtë u mbyllën dhe Aleko e pati të pamundur të vinte në Shqipëri për të ndihmuar vëllanë i cili jeton vetëm dhe ka probleme me shikimin e madje ka kaluar dhe 3 hemorragji cerebrale.

“Ai nga koha e 11 marsit deri tani qe flasim ka ndenjur në banjo brenda, sepse s’ka pasur strehim. Unë jetoj jashtë, dhe ka qenë periudha që u mbyllën kufijtë dhe s’pata mundësi t’i jepja ndihmën e parë. Tani qe u dha mundësia për të ardhur kam parë tmerr me sy, nuk e besova që im vëlla ishte në atë gjendje.”

Aleko kërkon një leje nga bashkia në mënyrë  që t’i ndërtojë vëllait një çati.

“Kam kërkuar leje dhe me kane thëne qe shtëpia… duhet te drejtohemi pranë qendrës se bashkisë se madhe , kemi kerkuar tek mini bashkia dhe ata na kane thene shkoni ne bashki ndiqni hapat e duhur, paguani zyren dhe gjithë te tjerat. Si ti paguaj kur ai eshte me 100 mije leke pension ato i ka per ilace ushqim te gjitha. Kerkojm qe dicka te behet sepse eshte i pastrehe dhe jeton vetem. Po te na japin ndihme akoma me mire po sna dhane te pakten te kemi nje leje qe te bejme te pamunduren sepse vella e kam se le dot rrugeve.”