Xhami i ri për pajisjet elektronike i mbijeton rënieve prej 2 metra lartësi

Ditën e sotme Corning prezantoi Gorilla Glass Victus, xhamin më të fortë të mundshëm për pajisjet mobile elektronike.

Sipas Corning, Victus është dy herë më rezistent ndaj gërvishtjeve sesa Gorilla Glass 6 dhe mund tu rezistojë rënieve nga dy metra lart në sipërfaqe të ashpra.

Aktualisht edhe xhamat më të mirë dështojnë përballë një rënieje prej 0.8 metër thotë Corning.

Gorilla Glass përdoret në mëse 8 miliardë pajisje në mbarë botën shitur nga 45 makra të ndryshme. Për Corning rezistenca është shqetësimi kryesor i konsumatorëve.

Ajo që diferencon xhamin e ri Victus është përmirësimi i rezistencës ndaj rënieve dhe performanca e gërvishtjeve. Pavarësisht milionave të shpenzuara nga Apple në Corning, Samsung do të jetë prodhuesi i parë i smartfonëve që përdor xhamin e ri.

Koha do të tregojë në Gorilla Glass Victus është po aq imirë sa pretendon kompania. /PCWorld Albanian