Vdes nxënësi i shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë

Ka ndërruar jetë nxënësi i Shkollës Fillore “Dardania” në Prishtinë, Amar Gjota.

Lajmin e kanë konfirmuar në profilin zyrtar të shkollës në rrjetin social në Facebook.

“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Amar! Do të na mungosh engjëll”.

Image

Amar Gjota

Lajmin e ka shpërndarë edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.