Varhelyi përshëndet miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Për çdo ndryshim shtesë, palëve të diskutojnë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi e ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi sot.

Përmes Twitter-it, ai shkruan se ky është një kusht kyç të Këshillit Evropian në lidhje me integrimin.

Varhelyi nxit palët që të vazhdojnë diskutimet për ndryshime shtesë, duke mos tjetërsuar marrëveshjen e 5 qershorit.

VarhelyiMirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kyç të Këshillit të Evropës. Për çdo ndryshim shtesë, u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të të mos tjetërsohen.