Vang: Pretendimet amerikane për Konsullatën janë shpifje dashakeqe

Pekin, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Pretendimet amerikane se konsullata kineze në Hjuston po e vjedh pronën intelektuale janë shpifje dashakeqe, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Vang Venbin.

SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për spiunim dhe i kanë dhënë asaj 72 orë për ta mbyllur konsullatën e saj në Hjuston “për ta mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”.

Zyra Federale amerikane e Hetimeve (FBI) beson se një shkencëtare kineze e akuzuar për përpjekje mashtrimi në aplikimin për vizë amerikane është fshehur në Konsullatën kineze në San Francisko tashmë një muaj.

Vang theksoi që Kina apelon te SHBA-ja që të ndalojë të kërkojë justifikime për kufizimin dhe frikësimin e studentëve kinezë në vend.

Më parë, “Saut Çajna morning post” duke iu referuar burimeve anonime publikoi se Kina po mendon ta mbyll Konsullatën e SHBA-së në Çengdu, kryeqytetin e provincës Seçuan të Kinës.

Përveç Çengdut, ekzistojnë edhe katër konsullata të tjera amerikane në territorin e Kinës – në Guangxhou, Shangai, Shenjang dhe Vuhan së bashku me Konsullatën e përgjithshme në Hong Kong dhe Makao.

Gjithashtu Kina po e mendon mbylljen e konsullatës amerikane në Vuhan. ls/fab

Таг