Tirana transferon sulmuesin e Kosovës

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Tirana, ka zyrtarizuar të enjten transferimin e parë për edicionin e ri të garave.

Për Tiranën do të luajë sulmuesi, Albion Avdijaj. 26-vjeçari ka firmosur për dy vjet.

“Avdijaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardh e blu”, thuhet në njoftim.

Avdijaj ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës. Më pas i luajti dy ndeshje për Kosovën e në fund ishte te U-21 e Shqipërisë. Ai është i lindur në Zvicër, ku edhe është zhvilluar si futbollist. Ka luajtur për Grasshopperin, Vaduzin, Wolfsburgun II, Debrecenin dhe Viborgun.