Të paktën 45 viktima në një sulm të forcave qeveritare në Afganistan

Kabul, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Të paktën 45 persona, përfshirë edhe talebanë civilë humbën jetën në një sulm ajror të kryer nga ana e forcave qeveritare në Herat, në Afganistanin perëndimor, bënë të ditur autoritetet lokale.

Ministria afgane e Mbrojtjes po bën hetim për viktimat civile gjatë sulmit të forcave qeveritare në rajon.

“Rezultatet nga hetimi do të publikohen. Forcat kombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë jetët dhe pronën e qytetarëve dhe në këtë këtë pikëpamje nuk do të kursehen përpjekjet”, bëhet e ditur në kumtesë.

Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan deklaroi se ata nuk kanë marrë pjesë në sulmin e djeshëm.

Përfaqësuesi amerikan për paqe, Zalmaj Kalilzad në Tuiter e dënoi përdorimin e forcës dhe e përshëndeti vendimin e qeverisë për zbatimin e hetimit.

Paraprakisht ishte publikuar se sulmi kishte ndodhur kur qindra persona ishin grumbulluar në rajonin e Adraska në Herat, që ta presin Gulam Nabi, ish luftëtar taleban, i cili ishte çliruar nga burgu në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve.

Në sulm është plagosur edhe djali nëntëvjeçar i Nabit. fc/

 

Таг