Rummenigge: Thiago Alcantara dëshiron të largohet, por nuk ka oferta për të

Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar se Thiago Alcantara i ka thënë klubit se ai dëshiron një sfidë të re edhe pse nuk ka pasur asnjë ofertë për mesfushorin.

Emri i Alcantaras ka qenë njëri nga më të lakuarit në muajt e fundit rreth një largimi nga Allianz Arena këtë verë.

Ylli spanjoll është lidhur me një transferim te Liverpooli dhe Rummenigge ka konfirmuar kërkesën e lojtarit për tu larguar, por ka thënë se nuk ka ende oferta.

“Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic pati bisedime me Thiagon”, ka thënë fillimisht Rummenigge.

“Çuditërisht ata ishin gjithmonë shumë pozitivë. Por, ai i tha Hasanit disa kohë më parë se ai dëshiron të bëjë diçka të re para se të përfundojë karrierën e tij”.

“Deri më tani asnjë klub nuk ka kontaktuar me ne”.

“Ne nuk e dimë nëse ai i ka zgjidhur gjërat me një klub të ri”, përfundoi kryetari i Bavarezëve.