PS konfirmon mbledhjen e këshillit politik në orën 17:00

Partia Socialiste konfirmon mbledhjen e Këshillit Politik sot në orën 17:00.  Në rend të ditës do të jetë miratimi edhe formalisht i dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej pr/ligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor e cila kalon sot për votim në seancë.

Mbledhja është konfirmuar përmes një emaili që Gjiknuri i ka dërguar përfaqësuesve të këshillit politik.

Bëhet fjalë për paketën e ligjeve të tjera që amendohen në kuadër të reformës. Formati i takimit të sotëm është i njëjte me atë të mbledhjeve te zakonshme, pa pjesëmarrje të përfaqësuesve të tjerë.