Petrov: Paga mesatare në maj më e lartë për 1.120 denarë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar

Shkup, 23 korrik 2020

Politikat reale dhe korrekte të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë sjellin rezultate të dukshme.

Kjo është arsyeja pse fitoi koncepti i LSDM-së, koncepti i Zoran Zaevit, i cili siguron paga më të larta për të gjithë, i cili i kthen paratë te qytetarët, i cili siguron përparim dhe zhvillim ekonomik.

Edhe pse të përballur me krizën më të madhe botërore shëndetësore dhe ekonomike nga e cila edhe vendi ynë nuk është kursyer, ne po shënojmë një rritje të pagës mesatare.

Përkatësisht, paga mesatare neto në maj të vitit 2020, ose gjatë krizës KOVID-19 është për 1,120 denarë më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ose më konkretisht, paga mesatare neto në maj 2019 ishte 25,270 denarë, ndërsa këtë vit u rrit në 26.390 denarë.

Nëse e krahasojmë me muajin prill është më e lartë për 560 denarë, gjegjësisht në muajin prill paga mesatare neto në vend ishte 25.830 denarë.

Kujdesi dhe masat në kohë për t’i shpëtuar vendet e punës për t’i shpëtuar kompanitë dhe ekonominë në përgjithësi janë konfirmuar.

Konkretisht në muajin maj, me masën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për punonjës, 19,956 punëdhënësve u mbështetën me 1.7 miliardë denarë duke punësuar 118.069 të punësuar.

Me të njëjtën masë, me 86.8 milion denarë u mbështetën 5.985 persona të vetëpunësuar.

Ndërkohë, me masën e subvencionimit të kontributeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në maj janë mbështetur 2.463 kompani.

Për të ofruar një mbështetje më të madhe për qytetarët dhe kompanitë gjatë krizës së koronës, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vendosur ta zgjasë masën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për punonjës që pagesa e pagave të vazhdojë në qershor.

Për muajin qershor, deri më tani janë aprovuar 19.202 aplikime dhe pagesa është bërë për ndihmë financiare për 17,905 ndërmarrje me 101.1148 të punësuar. Ndihma financiare e aprovuar deri më tani për muajin qershor, arrin në 1,404,470,647 denarë, pra për tre muaj mbi 76 milion euro janë paguar për kompani dhe operatorë të pavarur.

Për tre vitet e kaluara, përmes masave dhe politikave të shumta, LSDM-ja ka treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh vërtetë për qytetarët, për ekonominë, për shtetin. Këtë qytetarët e ndjenë me rritjen e pagës minimale, mesatare, pensioneve dhe rritjes së ndihmës sociale.

Ne këtë drejtim mbesin edhe më tej. Me akoma më shumë politika dhe masa të reja ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Kosta Petrov, nënkryetar i LSDM-së

___________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.