Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor

Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla ka kërkuar mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, Taulant Balla kërkon pjesëmarrje 100% të grupit socialist në votimin e Kodit te ri zgjedhor.

Miratimi i kodit të ri zgjedhor kërkon 84 vota nga 75 që ka shumica socialiste në parlament. Grupi parlamentar Demokrat pritet të votojë kundra, ata kërkojnë depolitizimin e administratës zgjedhore.

Dy grupet e tjera parlamentare të Edmond Stojkut dhe Nimet Musait kanë deklaruar votën pro ndryshimeve të kodit zgjedhor.