/

Nuk mund të krahasohen politikanët e periferive me një figurë politike si ALI AHMETI

Ata do protestojnë sepse përgatiten për zgjedhjet Lokale që janë ” specialiteti ” i tyre.Për të parë përmasat e një politikani në ulje ,shikoje se si zbret ai nga një “lider” tek një kandidat për kryetar komune dhe aty humb.”Na vodhën” kjo është arma e politikanëve humbës dhe të limituar shkruan TetovaSot .
Që nga vdekja e Arbër Xhaferit , shqiptarët kanë vetëm një lider,Ali Ahmetin, por vuajnë për një lider të madh opozitar që nuk bën pakte me pushtetin .
Shqiptarët do ta kuptojnë një ditë përse nuk fitojnë politikanë që CV-të e tyre politike i kanë bosh .Politikanë që nuk kanë udhëhequr procese të mëdha, por ndonjë komunë dhe shpesh i kanë humbur ato.Kaq është ” fronti” i tyre dhe horizontet mbyllen.
Ali Ahmeti nuk ka kandiduar për një kryetar komune si disa që humbin në zonat e tyre dhe duan të duken si ” gjigandë” .Kreu i një partie kërkon të ngjitet në majat e politikës dhe jo të zbresë poshtë , të humb dhe të flet për kauza të mëdha dhe tia kalojë paqtë që të vazhdojë të mbajë kreun e partisë .Me këto përmasa , shqiptarët dijnë të vlerësojnë dikë.E shohin kapacitetin e tyre politik dhe e dënojnë me votë.Kësaj nuk duan ti besojnë humbësit që arsyetimin e kanë mbrotje të përhershme.
Po të kishte ndodhur që Ali Ahmeti ti humbte zgjedhjet si lider partie , ai pa pikë dyshimi do kishte ofruar dorëheqjen.Ti kishte ndodhur Ali Ahmetit si ata që humbin si kandidat për kryetar komune, ai do kishte ikur shumë larg dhe kurrë nuk do merrej më me politikë .Ai mbetet tek shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm një politikan përmasash .Prandaj ai është fitues i përhershëm.
Në fakt nuk mund të krahasohen politikanët e periferive me një figurë politike si Ali Ahmeti .
Ai ka një dallim sepse përcjellë dhe pensionon shumë nga politika por askush nuk mund ta bëjë këtë kundër tij .Ai nuk është rritur nëpër kancelari por në ilegalitet i ndjekur nga struktura që eliminonin fizikisht shumë figura që luftonin për kauzën e madhe shqiptare .Ali Ahmeti është njëri ndër kryesorët që e bëri këtë parreshtur .
Kur ai përndiqej nga shërbimet sekrete , këta politikanë që kemi bënin gjumin e rehatshëm dhe kishin frikë nga hijet e tyre .Nëse sot ata kanë marrë guxim politik, këtë e kanë dhuratë nga Ali Ahmeti që i cliroi nga kjo frikë serike .Nëse sot politikanët shqiptar kanë një guxim atë e kanë nga Ali Ahmeti sepse ndaj politikanëve maqedonas silleshin si kanarina të ëmbla.
Dhe e dini ku kanë shkuar gjërat sot.Ali Ahmeti do të niset drejt Hagës për të mbrojtur luftën e shenjtë të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit ndërsa politikanët e periferive dhe humbës të përhershëm gjejnë mënyra justifikimi përmes protestave si të mbesin akoma në politikë të lodhur nga humbjet serike .TetovaSot