Një pjesë e Qendrës nesër pa ujë

Shkup, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Ndërprerje në furnizimin me ujë nesër prej orës 10:30 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Debarcë”, “Mirosllav Kërlezha” dhe “Antonio Grubishiq” në komunën Qendër.

Siç bëri të ditur NP” Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një instalimi në rrjetin e ujësjellësit prej f80mm në rr.”Debarcë” nr.38 në lagjen Qendër.

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit. fc/