Mesazh opozitës? Rama: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje!

Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

“Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’, ka thene Roosvelt, Presidenti i 26-të të SHBA.

Kujtojmë se, Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit.

Sot nuk do të ketë këshill politik pavarësisht kërkesës së opozitës së bashkuar, ndërkohë dje mbledhja zgjati shumë pak, ndryshe nga çdo herë tjetër. Kjo është për shkak të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, me disa ndryshime kushtetues.