Markez merr dritën e gjelbër për pjesëmarrje këtë javë në GP të Andaluzisë

Herez, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Kampionit botëror në Moto GP, Mark Markez, iu dha leja për të garuar në Grand Pri të Andaluzisë për këtë fundjavë, më pak se një javë pasi pësoi thyerje në krahun e djathtë gjatë kohës së Grand Pri në Spanjë.

Spanjolli iu nënshtrua intervenimit kirurgjik të martën në Barcelonë, dhe sipas parashikimeve më optimiste të mjekëve, Markez mund të kthehej në Grand Pri të Çekisë brenda dy javësh. Nga ekipi i kampionit botëror Repsol Honda, ata ishin madje aq të sigurtë, që Markez nuk do të merr pjesë këtë fundjavë, sa që të dielën pas garës së parë të “Herez”, skuadra e spanjollit mblodhi të gjitha pajisjet e përdorura nga spanjolli, dhe mekanikën e tij. Sidoqoftë, sot të gjitha ishin për t’u rikthyer në “Herez”, ndërsa skuadra e garuesit tjetër të skuadrës, Aleks Markez, këtë mëngjes po akomodon pajisjet e Markut.

Krahas Mark Markezit, këtë fundjavë u lejua pjersëmarrje edhe e Kall Krouçlou dhe Aleks Rins, të cilët gjithashtu pësuan lëndime gjatë kohës së Grand Pri të Spanjës, javën e kaluar dhe e lëshuan vetë garën në “Herez”. bs/bsh/

Таг