Makinat përplasen kokë më kokë tek “Kryeministria”, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një makinë tip “BMW” është përplasur me një tjetër mjet në rrugë.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotoja, BMW-ja duket se ka bërë një kthesë të gabuar, pasi në atë pjesë të rrugës nuk lejohet.

Goditja nuk ka qenë shumë e fortë dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar gjatë përplasjes.