Logjika e Millosheviqit në mendjen politike të Aleksandër Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij në Mitrovicë, më 9 shtator 2018, ka demonstruar mendësinë nacionaliste agresive, identike me ato që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Fushë-Kosovë dhe Vladimir Putini në mars të vitit 2015 në Dumën Ruse, pas pushtimit të Krimesë.

Gjuha e gomarit po të përshtatët mirë z. Vuçiq

Me urretje ndaj shqiptarëve, që nuk po mundet të përbahet, një politikë shofeniste, nuk është politikikanë,derisa vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve,derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, falë tij një politike gjenocidjale përdori, përveç ndaj shqiptarëve, por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99,ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit.Nga fjalimi i presidentit serb në Mitrovicë mund të nxirren tri përfundime themelore:

Edhe pse fjalimi ishte menduar si një bashkëbisedim me qytetarët serbë të Kosovës

 Ishin tri subjekte kryesore të cilave u adresohet Aleksandër Vuçiqi: qytetarëve serbë të Kosovës, opozitës në Serbi dhe aktorëve ndërkombëtarë. Dhe varësisht nga subjekti, që i adresohet, ndryshojnë edhe mesazhet, në përmbajtje herë-herë kontradiktore.

Fjalimin e përshkon një fill i kuq nacionalizmi serbomadh. Vuçiqi flet për “Serbinë e Madhe”, për Betejën e Kosovës, e cilëson Millosheviqin si “lider të madh serb, i cili kishte qëllime madhështore”, flet me përçmim racist për shqiptarët, hyjnizon “tri e më shumë luftëra, që serbët kanë zhvilluar në shekullin e kaluar, në të cilat serbët kanë vdekur në Knin (Kroaci), Sarajevë (Bosnje) dhe Prishtinë (Kosovë)”. Por, ajo që nuk përmendi Vuçiqi janë viktimat, gjenocidi, terrori masiv, pastrimi etnik, dhunimet dhe vrasjet, që gjatë këtyre luftërave i kanë shkaktuar forcat ushtarake serbe.

Gjuha raciste ndaj shqiptarëve shfaqet hapur, sidomos kur flet në mënyrë përçmuese për z. Thaçi: “Hashim Thaçi quhet ai njeri, atje. Po, po, shqiptar është… dhe unë duhet të flas me të”. Me këtë adresim ai ripërsërit në fjalorin politik serb simbolikën e shqiptarit, për të cilin logjika nacionaliste serbe mendon se nuk është i denjë për të biseduar më të, por vetëm për ta sunduar, burgosur dhe vrarë. Të njëjtën gjë bënë me fyerjen e flamurit kroat, kur deklaron se në “Knin valon fusha e shahut, e cila nuk ka qenë kurrë atje”.

Mendësia kolonialiste shprehet edhe në fjalinë, në të cilën i kritikon serbët se e kanë mohuar mësimin e gjuhës shqipe me përbuzje, përderisa shqiptarët e mësonin gjuhën serbe. Ai i kritikon shqiptarët tani se po bëjnë të njëjtin gabim si edhe serbët dikur, pasi që nuk po e mësojnë më gjuhën serbe. Sigurisht ai dëshiron që shqiptarët ende në Kosovë të mësonin serbishten dhe jo anglishten e gjermanishten,  porse “harroi”, me këtë rast, të ftoj pakicën serbe të mësojë gjuhën shqipe, për t’u gjendur dhe integruar më lehtë në shoqërinë e Kosovës.

Vuçiqi në fjalimin e tij e ka cilësuar luftën e Serbisë kundër NATO-s në vitin 1999 si një luftë “të vërtetë dhe trimërore”, të cilën e ka humbur “si 610 vite më parë”.

Pasi që serbët e kanë humbur luftën, ata kanë humbur territore të rëndësishme, kanë lënë shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, duke mos dashur të jetojnë nën qeverisjen e  shqiptarëve. Komenti i tij i thjeshtë: “Kur të humbni luftën, për këtë paguhet çmimi. I lartë, më i larti”.

Madhërimi i figurës së Millosheviqit si “një lider i madh serb me qëllime shumë të mira” dëshmon se logjika e Millosheviqit është ulur këmbëkryq në mendjen politike të Aleksandër Vuçiqit.  Serbia nuk u  bë  e madhe për shkak të analizës së dobët të Millosheviqit dhe jo për shkak se kjo ide ishte e padrejtë. Pikërisht këtu shpërfaqet lakuriq mendimi i tij themelor nacionalist serbomadh. Shpresoj se BE-ja dhe SHBA-të do ta lexojnë me kujdes këtë gjë. Dhe të kuptojnë se ushtrimet e përbashkëta ushtarake të ushtrisë serbe me atë ruse dhe bjelloruse, nuk janë vetëm një simbolikë distance ndaj NATO-s, por janë orientimi i tyre strategjik ushtarak. Jo pa qëllim ai sërish falënderoi Moskën për mbështetjen e Serbisë, tha se Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë dhe neutralitetit. Por, Serbia në rrafshin ushtarak nuk është as e pavarur dhe as neutrale. Ushtrimet ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë dëshmojnë se partner të tyre janë këto dy vende me qeverisje autokratike. BE-ja duhet ta sqarojë këtë diskrepancë të pakalueshme për kulturën demokratike: a mund të pranohet në BE një vend që organizon ushtrime ushtarake të përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë, lejon hapjen e misioneve ushtarake të kundërzbulimit rus në Nish dhe blen armatime të rënda nga Rusia.

Aleksandër Vuçiq nuk ka hequr dorë nga programi i Millosheviqit: ai nuk do ta njoh kurrë Kosovën, do të punojë në krijimin e Serbisë së Madhe, në të cilën të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, por këtë gjë, ndryshe nga Milloshehviqi, synon ta arrijë në rrugë tjetër: pa luftë, me diplomaci dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pra, thjeshtë, Vuçiqi synon ta arrijë në paqe, atë që Serbia e ka humbur në luftë: të realizoj ëndrrën e Slobodan Millosheviqit. Ai tregohet i vendosur të punojë në këtë drejtim “pavarësisht çmimit”, pavarësisht akuzave për “tradhtar ose shovinist serb”, duke thënë se ai e dallon mirë “patriotizmin e salloneve dhe atij të vërtetë”.

Serbia në rrafshin ushtarak nuk është vend neutral: ajo është në aleancë me Rusinë dhe Bjellorusinë. BE-ja do të duhej të analizojë me kujdes nëse vërtetë e ka të mundur ta pranojë Serbinë në radhët e saj, pa e detyruar atë të krijojë distancën ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë. Vlerat agresive kundër vendeve fqinje, që janë në themel të kësaj aleance, janë në kundërshtim me vlerat e paqes dhe sigurisë në Evropë që synon BE dhe NATO.

Kosova duhet të regjistrojë faktin se strategjia serbe e veprimit ka zbritur në terrenin diplomatik. Po investon dhe po noton në mes të Lindjes dhe Perëndimit, duke luajtur herë me kartën e paqes dhe herë atë të kërcënimit. Në Mitrovicë u dëshmua se qëllimi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit. Vetëm format e veprimit kanë ndryshuar. Ai nuk është njeri i paqes, por dëshiron të përfitojë nga paqja, e cila u është imponuar serbëve pas agresionit kundër vendeve fqinje. Në përputhje me këtë fakt, politika jonë e jashtme duhet të ndërtojë strategjinë e veprimit.

Ide e re; Vuçiq: BE’ja dhe SHBA’ja e duan Kosovën të pavarur, por unë jam veteran në politikë

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiq tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiq.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.

Atëbotë, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë ndërprerë për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importura nga Serbia.

Taksa, ndërkohë, është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, për t’i hapur rrugë, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.

Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.