Llapjani i infektuar me covid-19 nuk iu përmbahet këshillave të mjekut për vet-izolim

Me urdhër të prokurorit ndaj një personi në Podujevë është iniciuar rast, kjo pasi që i njëjti nuk ka respektuar këshillat e mjekut për vet-izolim, i infektuar me Covid-19.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart.”, njofton Policia e Kosovës.