Lladrovci: Miku im, Osmani, u “hallakat” për rregullin e disiplinën në komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot priti në takim njërin nder aktoret më të mirë në vend, Osman Azemin.

Lladrovci tha së është knaqësi që prita Osmanin pjesëtarin e grupit tim të preferuar, kampion të humorit në vendin tonë, “Stupcat”.

Postimi i plotë:

Sot, me kënaqësi e prita në takim Osman Azemin, pjesëtarin e grupit tim të preferuar, kampion të humorit në vendin tonë, “Stupcat”. Ky ekip i pëlqyer, po na e hijeshon jetën në liri, mbi 20 vjet.

Miqësia ime jo vetëm me Osmanin, por edhe me Vedat Bajramin, Mensur Safqiun dhe padyshim bashkëfshatarin tim, Afrim Krasniqi, është shumë e qëllimshme.

Miku im, Osmani, u “hallakat” për rregullin e disiplinën në komunën e Drenasit.

Pas takimit prodhor me Osmanin, u dakorduam se i pres “Stupcat” në Gllanasellë, sa më shpejtë që mund të vinë. Për pikë të qejfit!