Liverpulit i ndahet trofeu i kampionit, pas 30 viteve pritje

Liverpul, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Liverpuli më në fund e ka futur në dorë trofeun pas një pritjeje të gjatë 30 vjeçare, të mërkurën në tribunën e famshme “Klop” në Enfilld.

Të kuqtë u shpallën kampionë të Anglisë shtatë javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në Ligën e parë angleze që është rekord, ndërsa trofeun e çuan lart në javën e parafundit pas fitores së mbrëmshme kundër Çellzit 5:3, njofton Gazeta Ekspres.

“Ne nuk do të ndalemi. Ne kemi sfida përpara, sfida të brendshme. Natyrisht që mund të përmirësohemi, i kemi lojtarët për këtë. Naby Keita luajti pothuajse vetëm gjatë pjesës së fundit të sezonit. Ne e kemi mundësinë ta bëjmë një hap tjetër”, ka thënë Klop pas ngritjes së trofeut.

Liverpuli nuk e kishte fituar asnjëherë më parë në histori trofeun e Premierligës, pasi triumfi i tyre i fundit ishte 30 vjet më parë nën Keny Dalglishin kur liga elitare ishte Divizioni i Parë. Dalglishi ishte i përfshirë mbrëmë në festë. fab/

 

 

Таг