Lillard: Lebron është dominues këtë sezon, ai duhet të jetë MVP

Orlando, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Basketbollisti i Portlandit, DaMEDIALn Lillard konsideron se Lebron Xhejms nga LA Lejkers duhet ta fitojë mirënjohjen për lojtarin më të mirë për këtë sezon.

“Nëse i jepni çmimin Lebronit ose Janis, nuk do të gaboni. Por, mendimi im është që këtë sezon çmimin MVP duhet ta fitojë Lebroni”, deklaroi Lillard.

LA Llejkers janë lider në Konferencën Perëndimore, ndërsa Lebron ka sezon dominues.

“Viti i 17-të në NBA? Ai udhëheq në ligë, në numrin e asistimeve”, shtoi Lillard.

Deri në pezullim të sezonit në muajin mars, Lejkers kanë pasur bilanc prej 49 fitoreve dhe 14 humbjeve dhe janë lider në renditjen e Perëndimit. bs/bsh/

Таг