Kush dhe pse e duan të vdekur Gani Gecin ???

Nuk është hera e parë që Gani Geci kërcënohet, kërcënimë të tilla ka marru që nga paslufta, për më tepër edhe iu bë atentat në të cilënmbetën të vdekur dy shokët e tij, një gazetar i “ Bota Sot” dhe truproja e dr.Rugovës, fatmirësisht Ganiu shpëtoi. Me rastine rivarrimit të eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit, Ganiu bëri akuza të forta ndaj Hashim Thaçit, të cilën e akuzonte edhe për vrasjen e Ahmet Krasnit,. Ndërkohë që familja Geci përmes një deklarate ka alarmuar se gjoja Hashim Thaçi po përgadit vrasjen e pjestarit të tyre Gani Gecit. Këto akuza vijnë edhe pas deklaratës së vet Ganiut në Facebook kur thotë se jeta e tij mund të jetë në rrëzik, krejt kjo pas një telefonata nga Brukseli ku Ganiut i bëhet me dije se jeta e tij është në rrezik.  Ganiu thotë se krejt kjo ndodh pas intervistimit të presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë. Kjo deri tani nuk dihet se ka lidhje me këtë kërcënim, janë organet e rendit ato që duhet ta thonë fjalën e tyre, njësoj sikurse ka kërkuar edhe familja Geci që këtë punë ta merr përsipër Ministria e Punëvë të Brendshme dhe organet tjera përkatëse, por një gjë mund të thuhet me siguri : Thaçi e urren Gani Gecin dhe familjen e tij. E urren sepse mbrojtën dr. Rugovën, ndoqën rrugën e tij, dhe nuk u bën pjesë e kapjës së shteti. Si askujt tjetër në Kosovë Hashimi ia ka frikën familjës Geci, andaj ska pasur kurrë guxim të ballafaqohet me ta.

Nësë kërcënimi ndja Ganiut ka lidhje me Thaçin apo jo , kjo gjë dueht vërtetuar e pastaj të mund të themi me siguri për më tepër. E vërteta është se Ganiun e duan të vdekur të gjithë ata që nuk e donin Rugovën, dhe që edhe në varr e urrejnë. Tashmë Ganiu ka marrur shumë kërcënime, shpresoj se organet e rendit të reagojnë shpejt, dhe kushdo që e do të vdekur Ganiun të mer dënimin e merituar, askush askujt nuk ia borxh jetën.