Koalicioni “Levica” dhe Aleanca ,kundër vlerësimeve Amerikane dhe Evropiane për zgjedhjet

Janë dy subjekte politike që akoma nuk përpijnë dot humbjet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 15 Korrik nën rrethana të jashtëzakonshme shkaku i pandemisë informon TetovaSot.

Janë Aleanca për Shqiptarët dhe ” Levica” që po paraqesin ankesa të vazhdueshme por që ato u hodhën poshtë edhe nga Gjykata Administrative.
Këto dy parti në të njëjtën kohë vazhdojnë të mbesin në qëndrime kundër vlerësimeve amerikane dhe evropiane për zgjedhjet Parlamentare që sollën fitues koalicionin ” Mozheme” tek pala maqedonase dhe BDI-në tek ajo shqiptare me një diferencë të madhe votash kundrejt partive tjera.

Këto ishin njëkohësisht edhe zgjedhjet e para të zhvilluara pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në.

Por derisa faktorët relevantë ndërkombëtarë i vlerësuan këto si zgjedhje që paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë, janë dy parti që nuk pranojnë rezulatin e thellë të humbjes së tyre , pra ASH dhe AAA dhe “Levica” përcjellë TetovaSot
Ndryshe Ambasada e Amerikës në Shkup në vlerësimin e zgjedhjeve Parlamentare tha se “E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve.

Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”, u theksua në qëndrimin e publikuar në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup.

Ambasada, gjithashtu, i shprehu falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.TetovaSot

[adrotate banner=”12″]