Kërçova me 87 raste aktive me “Covid 19”

Numri i të infektuarve në Kërçovë dita ditës po rritet. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me “Covid 19”, tashmë ka arritur në 106, prej të cilëve 87 janë aktiv ndërsa 14-të pacientë janë shëruar.

Situata epidemiologjike gjatë këtij muaji në komunën e Kërçovës është rënduar dukshëm. Betejën me pandeminë deri më tani e kanë humbur 5 kërçovar ndërkohë që për shkak të gjendjes së rënduar shëndetsore nga virusi Korona në klinikat e sëmundjeve infektive në Shkup dhe Manastir janë shtruar 15 pacientë nga Kërçova, ndërsa të tjerët ndodhen nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve amë dhe infektologëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar edhe 5-së raste të reja dhe tani numri i të infektuarve ka shkuar në 106-të. Bëhen përpjekje maksimale për vendosjen e kontrollit, por në bazë të testimeve të realizuara, na rezulton se gjatë muajit të fundit kemi një rritje të vazhdueshme të rasteve me Kovid 19, thotë drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Stanko Tërpeski.

Ai njofton se brenda ditës bëhen nga 7 deri më 10 testime dhe në bazë të rezultateve merren edhe masat adekuate të intervenimit. Sipas tij, një zgjërim i këtillë i virusit në disa vatra infektive, vjen si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve qeveritare.

Për këto arsye, organet policore për çdo ditë marrin masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk e respektojnë masën e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse nga Kovid 19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kjo masë e dënimit u është shqiptuar 9 qytetarëve.

[adrotate banner=”12″]