Juventusi mund ta fitojë titullin e nëntë të Serisë A sonte

Juventusi do të shpallet kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi sonte, nëse arrin të fitojë si mysafir kundër Udineses në ndeshjen që nis në orën 19:30.

Juventusit ia dha mundësinë të shpallet kampion qysh sot Interi me barazimin e së enjtes mërkurës kundër Fiorentinës. Nëse fiton sot, Juventusi e siguron titullin pasi ka rekord superior në ndeshje direkte kundër Atalantas në Serie A.

Edhe pse Atalanta teknikisht mund ta barazojë ende me pikë Juventusin, epërsia prej nëntë pikëve e Zonjës së Vjetër përforcohet nga rekordi në ndeshjet direkte me Atalantan – një fitore dhe një barazim në ligë.

Nëse bardhezinjtë humb sonte në Dacia Arena, ata do të mundë ta sigurojnë titullin e nëntë radhazi të dielën me një fitore kundër Sampdorias, pavarësisht se çfarë bën skuadra e Gian Piero Gasperinit kundër Milanit.

Cristiano Ronaldo do ta nisë këtë ndeshje me jo vetëm synimin për ta siguruar medaljen e dytë të artë të Serisë A, por edhe ta përmirësojë rekordin e tij, pasi arriti shifrën prej 30 golash në ligë për të tetën herë në karrierë.