Jakup Krasniqi infektohet me coronavirus, Limaj i uron shërim të shpejtë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është prekur nga virusi COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili njëherit i ka uruar shërim të shpejtë Krasniqi.

“Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sifdë shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

I uroj shërim të shpejtë mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19.

Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sifdë shëndetësorë dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike.

Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve.