Izraeli e përforcon kufirin verior për shkak të kërcënimeve nga Hezbollahu

Jerusalem, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Ushtria izraelite bëri të ditur sot se e përforcon kufirin verior me njësi këmbësorie “në pajtim me vlerësimet për gjendjen”.

Kumtesa vijon pasi lëvizja ekstremiste libaneze Hezbollah u kërcënua  se do të hakmerret për sulmin e kryer në fillim të javës, ku u vra një pjesëtar i lëvizjes në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Damask në Siri.

Hezbollahu edhe paraprakisht është kërcënuar se do të hakmerret për luftëtarët e vet të cilët Izraeli i vret në Siri.

Izraeli tani për tani nuk ka koment lidhur me sulmin e kryer para disa ditëve dhe zakonisht nuk diskuton për aktivitetet e tij në Siri, por supozohet se ka kryer qindra sulme mbi forcat proiraniane gjatë luftës qytetare siriane që zgjat pothuajse një dekadë. Teherani viteve të fundit  ka dërguar mijëra luftëtarë të cilit u janë bashkëngjitur forcave qeveritare siriane. ar/ 

Таг