Ish drejtori ekzekutiv i Gugëllit themelon Akademi për shërbime digjitale në SHBA

Nju-Jork, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Ish drejtori ekzekutiv i Gugëlli, Erik Shmit, po bashkohet me ish zëvendësministrin e Mbrojtjes të SHBA-së, Robert Uork, për shkak formimit të universitetit teknologjik të quajtur AkadeMEDIAL për shërbime digjitale e SHBA-së, që do të ishte konkurrencë e MIT dhe Stenford.

Ky universitet do të fokusohet në edukimin e programuesve të rinj që të mund të punojnë në administratën amerikane. Oferta e tyre do të përfshijë edhe kurse për aftësi digjitale siç janë siguria kompjuterike dhe inteligjenca artificiale.

AkadeMEDIAL e re ka mbështetje nga Komisioni nacional  i sigurisë për zbulim artificial, agjencia që e ngriti Kongresi në vitin 2018, me qëllim që SHBA të barazohet me Kininë në këtë sferë.

AkadeMEDIAL për shërbime digjitale do shërbente si burim i tretë (përveç MIT dhe Stenford) për punonjësit më të mirë teknologjikë.

Shmit ishte drejtor i Gugëllit nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe u largua nga pozicioni këshilltar teknik në kompani në shkurt. Mandati i zëvendësministrit të Mbrojtjes Uork përfundoi në vitin 2017. sn/