Indiana fiton vështirë kundër Portland Trail Blazers

Indiana Pacers e kanë nisur me fitore rifillimin e sezonit.

Indiana Pacers kanë shënuar fitore të vështirë por mjaft të vlefshme kundër Portland Trail Blazers.

Me rezultatin 91:88 (20:29, 23:16, 30:20, 18:23), Indiana ka regjistruar fitoren e parë pas rifillimit të sezonit.

Më i miri te Pacers ishte J.Holiday, i cili regjistroi 16 pikë dhe 2 kërcime, i ndihmuar nga A. Holiday me 13 pikë dhe Brogdon 11 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.

Te Portland, Carmelo Anthony arriti të regjistronte vetëm 8 pikë, kurse më i sakti ishte Mario me 15 pikë, 4 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të vjedhur.