Gjykata Administrative i hodhi poshtë të gjitha paditë e shqyrtuara deri më tani të vendimeve të KSHZ-së

Shkup, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – Gjykata Administrative e refuzoi edhe padinë e parashtruar nga MORO – Partia Punëtore, informojnë për MEDIAL-n, nga Gjykata. Kjo ishte padia e fundit për sot për të cilën ishte mbajtur seancë publike në Gjykatën Administrative.

“Gjykata Administrative e informon publikun se debati i caktuar publik për padinë e parashtruar nga MORO – Partia Punëtore ka përfunduar dhe shqiptimi i vendimit me të cilin padia refuzohet dhe konfirmohet Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i është kumtuar publikisht përfaqësuesit të autorizuar”, bënë të ditur nga Gjykata Administrative.

Paraprakisht, kjo Gjykatë i refuzoi si të pabaza të gjitha 101 paditë e parashtruara nga E majta, 75 paditë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, gjegjësisht padi të parashtruara kundër vendimeve të KSHZ-së, nga ana e Unionit Socialdemokrat dhe partia politike Demokratët.

Për nesër janë caktuar edhe debatet e fundit publike për paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe Maqedonia e Vetme. fc/