Florian Loshaj, shqiptari i parë deri tani pjesë e finales së Kupës polake

Futbollisti i përfaqësuesit të Kosovës Florian Loshaj do të jetë pjesë e ndeshjes finale të Kupës së Polonisë dhe me gjasë është hera e parë që një shqiptar do të jetë pjesë e një finale polake.

Si dihet futbollisti 23 –vjeçar nga Skenderaj Florian Loshaj është pjesë e skuadrës Cracovia të Polonisë dhe prapa vetës ka një përvojë të madhe nga të qenit pjesë e skuadrave belge , atyre holandeze, rumune dhe tash së fundit nga janari edhe kampionatit polak.

Florian Loshaj është mesfushor ofanziv dhe defansiv që ndonëse ka pak muaj në skuadrën polake Cracovia tashmë është një ndër futbollistit kyç titullar në skuadër, duzke realizuar gola por edhe asistime thuajse në secilën ndeshje.

Ai deri sa kishte drejtë të paraqitet në U-21i ka tri ndeshje të zhvilluara në përfaqësuesen e Kosovës U-21 nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Rafet Prekazi., ndërsa tash së fundi është pjesë edhe përfaqësues A të Kosovës dhe një ndër futbollistët që pritet shumë prej tij.

Në mbështetje të Florian Loshajt në ndeshjen e nesërme finale ku do të “diskutohet” – Kupa e Polonisë në Futboll ndërmjet skuadrave Lechia Gdansk dhe skuadra Cracovia e Loshajt, do të jenë edhe familja e ngushtë edhe e gjerë e futbollistit Loshaj sikurse edhe menagjeri i futbollit dhe axha i tij Hilmi Loshaj, që ka lënë pushimet dhe nesër do të jetë në mbështetje të nipit .

Duhet theksuar se Florian Loshaj muajt e fundit të angazhimit në skuadrën polake Cracovia, ka bërë përparime të mëdha si në aspektin fizik, po ashtu edhe atë teknik, dhe është ndër futbollistët që ka vrapimin në të shpejtë në lige dhe ka një mesatare mbi 10 kilometra në një ndeshje, duke u vlerësuar edhe si përforcimi më i mirë dhe më i qëlluar në afatin e janarit në kampionatin polak.

Forma e tij e mirë, angazhimi i vazhdueshëm si titullar në kampionatin polak që ka një ritëm shumë të lartë, asistimet dhe shënimet gjatë pjesës pranverore janë dëshmi se ai do të jetë një shtyllë e fortë në përfaqësuesen e Kosovës në prag të ndeshjeve të Liges së Kombeve.