E papritura nga Sarajeva, Fatos Beqiraj në Wisla!?

Nuk ka asgjë nga klubi i futbollit Sarajeva. Fatos Beqiraj nuk do t’i bashkohet Sarajevës por me gjasë klubit polak Wsila Krakow. 

“Fatos Beqiraj ishte një hap larg Sarajevës, kontrata ishte gati, por nuk u arrit marrëveshja në minutën e fundit – lojtari i Kombëtares së Malit të Zi ka të ngjarë që të shkojë në Poloni në vend të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas mediave nga ai vend, Beqiraj është një hap larg nënshkrimit për Wisła Krakow.
Beqiraj pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore  më së largu deri nesër dhe të nënshkruajë një kontratë me klubin polak, kështu që do të bëhet sulmuesi i ri i këtij ekipi.

Wisla është një nga klubet më të mëdha polake, ka 14 tituj kampioni, por ajo të fundit e fitoi në vitin 2011”, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”. 

Shqiptari nga Kosova, Beqiraj, deri me tash ka luajtur për këto klube: Shqiponja e Pejës, Buduçnosti i Podgoricës, Dinamo nga Zagrebi, Dinamo Minsk, Dinamo e Moskës, Changyong të Kinës, Mechelen të Belgjikës dhe Maccabi nga Netanya i Izraelit. 
Ai ka luajtur edhe 69 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola për kombëtaren malazeze.