Cila kategori e njerëzve janë të liruar që mos të mbajnë maskë kundër coronavirusit në Angli?

Qeveria britanike ka botuar tani udhëzime për të gjitha fushat ku njerëzit do të duhet të mbajnë maskën për fytyrën nga dita e nesërme.

Mbulimi i fytyrës do të jetë e detyrueshme në shumicën e ambienteve të mbyllura publike në Angli gjersa përjashtim bëjnë njerëzit me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, shkruan mirrror.

Fazilet Hadi, një menaxhere e politikave për persona me aftësi të kufizuara në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ka dëgjuar tashmë disa histori të njerëzve që janë konfrontuar në transportin publik” – ku maskat kanë qenë të detyrueshme që nga qershori – pavarësisht se ka arsye të ligjshme për të mos e vendosur një gjë të tillë.

Hadi bëri thirrje për një fushatë reklamuese të Qeverisë për të rritur ndërgjegjësimin për përjashtimet.

“Ne kemi dëgjuar histori të tmerrshme të urrejtjes së personave me aftësi të kufizuara, të cilët tashmë janë sfiduar në transportin publik. Ne me të vërtetë e nxisim publikun të jetë më i sjellshëm dhe të supozojë se njerëzit përreth tyre nuk e veshin atë për një arsye”, tha ajo.

Theksojmë se fëmijët nën moshën 11-vjeçare, stafi i dyqaneve dhe operatorët e transportit publik gjatë punës së tyre, njerëzit me vështirësi në frymëmarrje dhe kushte të tjera të frymëmarrjes, njerëzit me aftësi të kufizuara të tjera jo të dukshme siç është autizmi janë disa prej rasteve kurrë lirohen prej mbajtjes së maskave.

Ndryshe, Britania e Madhe deri më tani ka regjistrua 296 persona të prekur me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 45501 njerëz.