Boki 13: Kisha përkrahjen e Zaevit, Carovskës dhe Spasovskit. Kiracovski organizonte takime në Manastir

Bojan Jovanovski, në seancën e sotme për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, tha se përkrahje për aktivitetin e tij ka pasur nga ish ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska, Olievr Spasovski , ndërsa siç potencoi takim kanë pasur edhe me ish kryeministrin Zoran Zaev.

‘Ne në fakt kemi funksionuar si ministri për punë sociale , jemi kujdesur për fëmijët dhe tani dikush humanittin tim do ta vë në pikëpyetje? Ne asnjëherë nuk e kemi keqërdorur buxhetin e Maqedonisë, ndërsa paratë që më vonë janë paguar 1 TV janë legale- tha Boki 13.

Ai tha se në Lidhjen ndërkombëtare janë nënshkruar marrëveshje edhe nga persona të tjerë e jo vetëm nga Frosina Remenski.

Jovanovski, i cili është i akuzuari i parë në rastin, theksoi se do të dëshmojë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë mashtrimi dhe kërkoi plotësisht t’i bëhet ekspertizë celularit, sepse, siç tha, në të ka edhe fotografi të tjera dhe akuzoi se ata nuk i mbron prezumimi i pafajësisë.
Tha se në këtë rast bëhet fjalë për interes të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Adrian Amzovski, dhe se nuk ekziston kurrfarë lloj mashtrimi.Jovanovski theksoi se krijues ideor i projektit ka qenë pensionistja Liljana Todorovska dhe ajo i ka pranuar mjetet nga biznesmeni Siljan Micevski.
Në rastin “Lidhja ndlrkombëtare”, së bashku me Bojan Jovanovskin-Boki 13, janë të akuzuar edhe Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremo, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskoska.

Sipas akuzës, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Lidhjes ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar për mbi një milion euro.

[adrotate banner=”12″]