Biliqi e ktheu Vest Bromviçin në Premier Ligë

Londër, 23 korrik 2020 (MEDIAL) – I kryesuar nga eksperti kroat i futbollit, Sllaven Biliq, ekipi i Vest Bromviç Albion siguroi hyrje të drejtpërdrejtë në Premier Ligë.

VBA u largua nga Premier liga në vitin 2017/18. Sezonin e kaluar ekipi përfundoi në vendin e 4-t në Çempionship, por nuk arriti ta kalojë plej-ofin.

Vendin e parë dhe biletë të drejtpërdrejtë në Premier ligë paraprakisht siguroi Lids, për të cilin luan reprezentuesi i vendit tonë, Ezgjan Alioski.

Brentford, Fullam, Kardif dhe Suonsi do të marrin pjesë në plej-ofin pë vendin e tretë, i cili sjellë plasman në divizionin elitar.

Nga liga e dytë futbollistike për nga cilësia në Angli, dolën Vigan, Çarllton dhe Hall Siti. ab/

Таг